Zbulimi nga vëllai i tij

Ka qenë vëllai i viktimës, që jeton në Tiranë, ai që e ka gjetur trupin pa jetë. Në rrëfimin e tij për mediat, ai tha se prej muajsh nuk kishte pasur asnjë komunikim me të:
“Prej dhjetorit, vëllai im nuk ishte parë nga komshinjtë. Unë nuk kisha komunikim me të, sepse jetoj në Tiranë dhe merrem me punë. Tani që mora lejen e zakonshme, vendosa të vij të shoh shtëpinë që e kemi të përbashkët. Kur erdha, e gjeta të pajetë,” – u shpreh ai.

Sipas dëshmisë, viktima nuk përdorte telefon dhe shpesh qëndronte i shkëputur nga kontaktet me familjarët. Ai ishte i ndarë nga bashkëshortja dhe kishte dy fëmijë – vajza jeton jashtë vendit, ndërsa djali në Tiranë, i cili është njoftuar dhe është nisur drejt Korçës.

Gjendja shëndetësore

Familjarët sqarojnë se 60-vjeçari kishte probleme me zemrën dhe përfitonte kemp për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Dyshohet se vdekja ka ndodhur disa muaj më parë, por për shkak të mungesës së kontakteve dhe të jetesës së izoluar, askush nuk u shqetësua për fatin e tij deri sot.

Pyetje që ngre kjo ngjarje

Rasti tronditës ngre shumë pikëpyetje: Si është e mundur që për kaq muaj askush nuk pyeti për të? As fëmijët, as vëllai, as ish-bashkëshortja dhe as fqinjët nuk e kërkuan, derisa trupi i tij u gjet i dekompozuar. A është ky tregues i një shoqërie që po humbet lidhjet familjare e njerëzore, apo thjesht një rast i dhimbshëm i një jete të izoluar?

Për momentin, autoritetet janë në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore, e cila do të përcaktojë shkakun e vdekjes. Ndërkohë, ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, duke lënë pas një ndjenjë të rëndë mbi fatin e një burri që për muaj të tërë u harrua nga të gjithë.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *