Sot e mohuan plotësisht faktin e përfshirjes së vrasjen e shtetasit Anesti Rama dhe thanë “nuk dimë asgjë kush e ka vrarë, ne thjesht e kemi gjetur të vdekur”.

Avokati: Emalinda është e çekuilibruar dhe i mohon qëndrimet e saj disa herë. Ajo ka pasur disa fejesa. Pretendimi i saj është se ka kryer marrëdhënie me atë shtetas 1 vit përpara, ky është pretendimi i fundit.

Dogani tha se nuk kam pasur lloj informacioni, i kam njohur thjesht si qytetare në autobus kur bëja linjën Arapaj-Fier.

Kërkova shtrimin e tyre në spital psikiatrik duke parë çekuilibrin e tyre gjatë këtyre 5 ditëve, duke ndryshuar disa herë version.

Valbona Rama, Ermalinda Rama dhe Çlirim Dogjani janë lënë në burg nga Gjykata e Fierit, si të dyshuar për vrasjen e shtetasit Anesti Rama. Gruaja, akuzohet se ka ndihmuar vajzën të fshehë krimin makabër, kurse Dogjani akuzohet se ka ndihmuar Emalindën të kryejë krimin.

Ai është arrestuar një ditë pas nënës dhe vajzës së Anesti Ramës, pasi dyshohet se kishte marrëdhënie intime me 26 vjeçaren, e cila ishte fejuar tre herë por ishte ndarë nga partnerët.

“Nuk e dimë kush e ka bërë”, kanë deklaruar para togave të zeza Ermalinda Rama dhe shtetasi Çlirim Dogjani. Ndërkohë, nuk dihet se çfarë qëndrimi ka pasur nëna e saj, Valbona Rama, por gjithsesi Gjykata e Fierit ka dhënë për të tre “Arrest në burg”.

Çlirim Dogani është i martuar me një tjetër person dhe baba i një fëmije në moshë madhore. Një pistë që po hetohet si shkak i mbytjes së Anesti Ramës nga e bija, gruaja dhe partneri i vajzës, mund të jetë fakti se viktima nuk ka qenë dakord për lidhjen e Ermalindës me 55-vjeçarin.

Ndërkohë Çlirim Dogani në dëshminë e dhënë përpara autoriteteve, ka mohuar të ketë marrë pjesë në krim, duke thënë se mbrëmjen e ngjarjes ka qenë larg fshatit Frashër, ku dhe ka ndodhur vrasja.

Çlirim Dogani jeton në Roskovec, aty ku dhe mendohet se është njohur me 26-vjeçaren, pasi motra e Ermalindës është e martuar në këtë zonë. 55-vjeçari punon si shofer i linjës urbane të zonës dhe këtu dyshohet se ka nisur njohja mes tij dhe 26-vjeçares.

Anesti Rama ka gjetur vdekjen pasi është mbytur me tel. Gjithashtu, autopsia tregoi se viktima ishte masakruar me mjet prerës dhe në pjesët intime. Ndonëse më herët është raportuar se Ermalinda Rama ka pranuar krimin në polici, duke deklaruar se babai nuk e lejonte që të jetonte e lirë, të vishej, të dilte me shoqet e madje as nuk i jepte para, në Gjykatën e Fierit ajo e ka mohuar

Related Posts

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, the lawn glowing gold in the sunlight, when something unusual caught my eye in the grass. From a distance, it looked like…

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, with sunlight casting a golden glow across the lawn, when something unusual caught my attention in the grass. From a distance, it…

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *