Po ç’rëndësi ka dreqi ta hajë!

Matilda Makoçi nuk është vetëm shoqja e rinisë së Ramës, është edhe ylli i rinisë sonë, që i jemi vënë nga pas me mikrofon në gojë, sot.

Është aktorja e dashur, që na ka bërë të ëndërrojmë. Ej, ju kujtohet?

Duam të gjejmë a e përdori Rama, a ia ndryshoi fjalitë “Shqiptarja” dhe po e përdorim vetë, po keqpërdorim një grua që tenton të kthehet mes nesh, gjithë frikë, e lodhur, e ndrojtur, e frikësuar nga publiciteti që s’kërkon.

Një grua që do vetëm të kthehet në jetë, në film, në art.

“Nuk do i them jo asnjë projekti që më propozohet,” – tha, për herë të parë, pas kaq vitesh në heshtje dhe larg vëmendjes publike, e bukura e kinematografisë shqiptare.

Kur e dëgjon të recitojë, ndjen se koha ka ndalur në zërin e saj.

Ai zë, si atëherë. Që të rikthen në kohë, të prek dhe të tërheq në emocion e mall për vitet e tua, jetën tënde. Çfarë zëri, çfarë Matilde!

Kjo grua që ka bërë luftën e saj për jetën, kjo grua që nxori kokën nga harresa, e mbuluar me një kapele roli, për të thënë dua të jetoj, dua të kthehem.

Kjo grua, çfarë mëkati ka bërë, që ta trembim e fyejmë kështu, duke i kujtuar shëndetin mendor, ilaçet, vuajtjet?

Po ku e dimë ne, çfarë ka ndodhur me jetën e saj? Ne që s’dimë ç’bëhet me tonën?

E dashur Matilda, që u ktheve të lexosh poezi, me vitet e tua mbi fytyrë, pa botox, pa ndërhyrje, pa dieta, pa maska, pa mërira, pa poza, ti je më e bukura e kolegeve të tua, që mbetën kur ti ike. Vendi yt ka qenë gjthmonë bosh, duke të pritur.

(Ribotim)

Related Posts

“O palaço cirku, o njeri i dështuar”, plas sherri mes Selin dhe Mirit: Je komplet i pafytyrë…

Së fundmi, në shtëpinë e BBV ka shpërthyer një debat i ashpër mes Mirit dhe Selin, duke tërhequr vëmendjen e publikut për tonet e forta dhe akuzat…

Arbër Hajdari në “Goca dhe Gra”: Nëse do isha në vendin e Selin nuk do…

Opinionisti i BBV, Arbër Hajdari, ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku komentoi situatën e fundit të Selin brenda shtëpisë. Ai u shpreh se, nëse…

“Mund të na mbyllet dera për në BE”, Rama akuzon opozitën: Të paudhët nuk lënë gjë pa thënë! S’është parë në asnjë vend

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me Asamblenë e Partia Socialiste e Shqipërisë në Njësinë 14, foli për perspektivën europiane të vendit, duke e cilësuar këtë si…

“Është martuar me mua për letra…”/ Rabea Shahini sqaron njëherë e mirë raportin me Mirin

E ftuar mëngjesin e sotëm në studion e emisionit “Wake Up” ishte Rabea Shahini, bashkëshortja e Mirit, banor i “Big Brother VIP 5”. Gjatë intervistës, ajo foli…

Ta fus sa krahu, natë e ditë se jam malsor” – Rogerti shpërthen ndaj Mateos

Debati mes Rogertit dhe Mateos mori përmasa të forta, duke u kthyer në një nga përplasjet më të ashpra të momentit. Gjatë tensionit, Rogerti iu drejtua Mateos…

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane/ Boçi: Nëse ndodh një goditje, pasojat…

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka folur për rrezikun e mundshëm nga Irani dhe reagimin e institucioneve shqiptare, duke theksuar se situata nuk duhet parë më…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *