Në Kep Merli, zyrtari i lartë nga Abu Dhabi – djali i themeluesit të Emirateve, sheikut të ndjerë Zayed bin Sultan Al Nahyan – është pritur nga vetë Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, si dhe ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu. Pamjet e siguruara tregojnë një atmosferë joformale, ku kryeministri shqiptar shfaqet i veshur me rroba plazhi, kapele kaubojsi dhe syze dielli, duke e kthyer takimin diplomatik në një moment të rrallë për t’u parë.

Kjo është vizita e dytë e Al Nahyan në Shqipëri, pas një ndalese të mëparshme ku janë diskutuar bashkëpunime ekonomike dhe investime strategjike. Sipas burimeve, takimi i kësaj here ka pasur më shumë karakter miqësor, por nuk përjashtohet që të jenë prekur edhe çështje të projekteve të ardhshme në infrastrukturë, turizëm dhe energji.

Pas një dreke të shtruar në resort, Rama është parë teksa e shoqëron mysafirin e tij deri në port, duke shkëmbyer batuta dhe duke i treguar me dorë drejt ishullit grek të Korfuzit, i dukshëm në horizont. Pamjet tregojnë një atmosferë të qeshur dhe miqësore mes palëve, duke dhënë një imazh të rrallë të marrëdhënieve të ngushta të Shqipërisë me një nga vendet më të fuqishme ekonomikisht në botë.

Abdullah bin Zayed bin Sultan Al Nahyan, i cili mban detyrën e ministrit të Jashtëm të Emirateve që nga viti 2006 dhe është një nga katër zëvendëskryeministrat e vendit që prej vitit 2009, njihet për rolin e tij kyç në politikën e jashtme të Abu Dhabit dhe për afrimin e tij me vendet e Ballkanit. Vizita e tij në jug të Shqipërisë vjen në kulmin e sezonit turistik, duke e vendosur edhe njëherë vendin tonë në hartën e destinacioneve të preferuara të elitës botërore.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *