Sipas policisë së Kentit, autobusi i bardhë me një kat të vetëm po kalonte pranë hyrjes së repartit të urgjencës në momentin që fëmija u përplas.
Ai u dërgua menjëherë brenda spitalit, por humbi jetën pak më vonë.
Policia e Kentit ka nisur hetimet përmes Njësisë së Hetimeve të Aksidenteve të Rënda dhe u ka bërë thirrje dëshmitarëve, përfshirë pasagjerët që ndodheshin në autobus dhe ende nuk kanë folur me policinë, të kontaktojnë autoritetet.