Amir Berisha i njohur si Greku, personazh i njohur i rrjeteve sociale dhe formateve reality është përballur me një sfidë të rëndë shëndetësore.
Atij i është amputuar këmba së fundmi në QKUK pas komplikimeve shëndetësore që i erdhën nga tromboza.
Lajmin e ka ndarë vetë ai përmes rrjeteve sociale me ç’rast ka treguar se rikuperimi do të vazhdojë në shtëpi.
