Emiliano, një bloger italian që pothuajse të gjithë e kemi ndeshur rrugëve të Tiranës apo dhe në mediat sociale për dashurinë e tij për Shqipërinë – edhe falë partneres së tij shqiptare Silvana-, ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi me të madhin Reshat Arbana.
“Pashë Silvanën të “hidhej” nga karrigia kur e pa që po vinte… Ajo u emocionua duke kërkuar një foto dhe unë nuk mund të mos kënaqesha…”, shkruan Emiliano mbi këtë fotografi që e ka ndarë me mijëra nga ndjekësit e tij shqiptarë dhe të huaj.
