Deni dhe Keni Selimllari, djemtë e ish-Miss Shqipëria Valbona Selimllari,

si dhe një i afërm i ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, që dyshohet të jetë djali ose nipi i tij.

Ngjarja ndodhi në orët e vona të pasdites së djeshme, në një moment kur shumë turistë të huaj dhe pushues shqiptarë ndodheshin në zonë për të shijuar rrezet e diellit dhe detin. Ajo që për një çast dukej si një tension i zakonshëm verbal, u përshkallëzua në një konflikt fizik të dhunshëm, duke kthyer ambientin në një skenë si të dalë nga një film aksion.

Turistët të tmerruar, pushuesit në panik
Videoja e përplasjes është publikuar nga portali JOQ, ku duken të rinjtë duke u goditur brutalisht në mes të rrugës, mes të bërtiturave dhe tentativave të kota për të ndarë sherrin. Në pamjet filmike, vërehen edhe klithmat e pushuesve, të cilët shihen duke u larguar me shpejtësi nga vendngjarja, të frikësuar nga dhuna.

Qytetari që ka dërguar videon shprehet për JOQ:

“Përshëndetje, ja ku është një video teksa disa të rinj përfshihen në një debat të fortë te një hotel në Dhërmi. Çfarë tmerri për pushuesit dhe turistët e huaj që ikin për pushime dhe për t’u kënaqur. Është degjenerim shqiptar. Anonim të lutem.”

Sipas dëshmitarëve, përleshja ka zgjatur disa minuta dhe ka përfshirë jo vetëm ofendime dhe dhunë fizike, por edhe dëme në pronë, si karrige dhe mobilje të hedhura nga restoranti i hotelit. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit, por burime jozyrtare flasin për një debat të nisur fillimisht për motive personale, që më pas ka marrë trajta të dhunshme.

Heshtje nga policia, asnjë reagim zyrtar
Ajo që e bën situatën edhe më alarmante është mungesa e reagimit nga ana e Policisë së Shtetit. Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, asnjë informacion zyrtar nuk është bërë publik mbi ngjarjen, ndonëse përplasja ndodhi në një nga zonat më të patrulluara gjatë sezonit turistik.

Kjo heshtje ngre pikëpyetje të forta mbi trajtimin që u bëhet konflikteve ku përfshihen persona të lidhur me familjet e pushtetit apo të figurave publike. Pushuesit, nga ana tjetër, e kanë konsideruar këtë ngjarje si “një njollë turpi për imazhin e turizmit shqiptar”.

Dhërmiu – nga parajsë pushimi në arenë dhune?
Ky nuk është rasti i parë që Dhërmiu përfshihet në ngjarje të tilla. Sezoni veror në këtë zonë, ndonëse me bukuri natyrore dhe investime turistike të konsiderueshme, po rrezikon të kthehet në sinonim të incidentëve të dhunshëm, sjelljeve arrogante dhe mungesës së sigurisë publike.

Ekspertët e turizmit kanë ngritur alarmin se, nëse nuk merren masa serioze dhe në kohë, Dhërmiu mund të humbasë statusin e tij si një nga pikat më tërheqëse turistike të Shqipërisë. Reagimi i autoriteteve lokale dhe qendrore për të rivendosur rendin dhe për të mbrojtur qytetarët dhe turistët është më urgjent se kurrë.

Në pritje të një reagimi nga Policia e Shtetit dhe organet kompetente, kjo ngjarje mbetet një tjetër kujtesë se turizmi nuk zhvillohet vetëm me hotele dhe det, por mbi të gjitha me siguri, etikë dhe respekt për rendin publik.

Related Posts

Mali i Zi mesazh SPAK-ut, ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë dënohet me 10 vite burg; duhet të kthejë paratë e vjedhura

Vendimi shënon një precedent të rëndësishëm në rajon për ndëshkimin e zyrtarëve të lartë, në kontrast të plotë me Shqipërinë, ku pavarësisht thirrjeve nga SHBA dhe BE,…

15 vjeçari pa ndjenja në Tiranë, urgjenca 127 udhëzon qytetarët si të bëjnë masazh kardiak nga telefoni dhe i shpëtojnë jetën (NGJARJA)

Një 15 vjeçar është sot në jetë falë ndihmës së shpejt që i kanë dhënë disa qytetarë të rastit, të cilët e kanë parë pa ndjenja dhe…

“Mund të helmoheni. Hiqeni nga mendja qumështin e fshatarit”, eksperti: Qumështi i marketit më i mirë

Eksperti i bujqësisë Ilir Pilku ka apeluar për më shumë kujdes në përzgjedhjen e ushqimeve, duke theksuar rëndësinë e konsumimit të produkteve të stinës dhe atyre organike….

Dëshmia e shkrimtarit: drejtues televizioni dhe 5 milion euro në 10 vjet, për tu konvertuar ortodoks pro grek

Gati një vit më parë, mu ofruan 5 milionë euro. Pagesa do të bëhej në këste brenda një dhjetvjecari. Po ashtu një vend pune si drejtues emisioni…

Deklarata të forta nga Greqia, politikania: Edi Rama u dërgua në Harvard me bursë nga fondacioni grek! E zgjodha unë, kam bërë shumë gabim

Media greke “Protothema” ka publikuar së fundmi një artikull në të cilin i referohet një deklarate të bërë nga ish-deputetja e Demokracisë së Ren, Niki Tzavella, lidhur…

Eksperti i pensioneve, Kujtim Hoxha ka bere me dije se nje ish-deputet i Kuvendit te Shqiperise merr 2 milion e 600 mije leke pension

Shifër tronditëse që ndez debat publik! Specialisti i çështjeve të pensioneve, Kujtim Hoxha, ka deklaruar se një ish-anëtar i Kuvendit të Shqipërisë përfiton një pension mujor që…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *