Ai e përshkruan viktimën si një njeri punëtor dhe i qetë, ndërsa shton se ka pasur probleme në familjen Rama dhe se gruaja me vajzat e linin pa bukë të ndjerin.

Ndër të tjera, kryeplaku tha se ka qenë dëshmitar okular kur familjaret e dhunonin.

“Anesti ka qenë burrë i mirë, punëtor, por ka pasur probleme familjare me gruan, fëmijët. Nuk shkonte mirë. Arrinte sa e linin pa bukë të shkretin, ankohej tek unë. ‘Duan të më nxjerrin nga shtëpia’ më thoshte. Ata merrnin ndihmë ekonomike, i kam ndihmuar sa kam mundur.

Kush e di sa herë ka shkuar policia në shtëpinë e tyre. Unë nuk dija gjë, kur shkova afër banesës ishin ata të krimeve aty. Thanë se i kishte rënë infarkt, por e kishin mbytur. Na ka ardhur të gjithëve keq, se ishte djalë pa llafe, punëtor. Ato nuk e trajtonin mirë. Viktima punonte në një firmë private.

Ai vetëm ankohej i shkreti. E rrihnin, godisnin në syrin tim. Ça të them unë… ato ha, pi ,rri dhe punonte ai i shkreti. Jemi të prekur shumë si fshat. Janë tre vëllezër këta. Njëri prej tyre e mori në Greqi ku punoi atje dhe bëri shtëpinë. Familja i thoshin ‘ik nga shtëpia, s’të duam’.”, tha ai për Top Channel.

E bija e viktimës: Më mori motra në telefon dhe më tha që babi ka rënë në banjë, më pas e fiku telefonin, marr mamin në telefon dhe i them është gjallë? Jo më tha ka vdekur, flisja shpesh në telefon nuk pashë të kishte gjë, nuk kuptova as edhe një gjë, me babin kam folur gjithmonë.

Babai jetonte në shtëpi apo kishte një dhomë veç?

E bija e viktimës: Jetonte në shtëpi, bashkë, babai punonte, edhe mami edhe babi edhe motra.

Një ngjarje makabër u regjistrua një ditë më parë në fshatin Frashër të Fierit, ku 26-vjeçarja Ermalinda Rama mbyti me tel të atin.

Më pas në bashkëpunim e të ëmën, ato lanë trupin e viktimës, 56-vjeçarit Anesti Rama dhe tentuan që të fshihnin ngjarjen duke e “shitur” si aksidentale.

Ndonëse nëna e së resë është përpjekur që të “lajë duart”, Policia e Fierit mësohet se së fundmi ia ka “hedhur” edhe asaj prangat.

53-vjeçarja, Valbona Rama fillimisht u shoqërua në Polici me qëllim për të saktësuar rolin e saj në këtë ngjarje e cila ka tronditur vendin tonë, ndërkohë që pas hetimeve dhe dëshmive të marra blutë e kanë arrestuar së fundmi.

“Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e përgjegjësisë penale në lidhje me këtë ngjarje të bashkëshortes së shtetasit A. R., shtetases V. R., 53 vjeçe, të shoqëruar në Polici menjëherë pas ngjarjes, informojmë se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të 53-vjeçares, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, njofton Policia.

Burime për mediat bëjnë me dije se nënë e bijë e dhunonin 56-vjeçarin prej vitesh dhe se e linin të mbyllur në një dhomë jashtë banesës.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u regjistrua dy ditë më parë ku mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 23:00 e reja së bashku me të ëmën shkuan të alarmuara në polici dhe kallëzuan vdekjen e Anesti Ramës si vdekje aksidentale.

Por, versioni nuk ishte plotësisht bindës, duke ngritur dyshimet te efektivët e policisë të cilët filluan menjëherë hetimet ku dhe zbuluan se 56-vjeçari ishte mbytur me tel nga vajza e tij, e cila më pas në bashkëpunim me të ëmën tentuan që të fshehin ngjarjen.

Krimin e bën edhe më tronditës deklarata e vajzës e cila në dëshminë e saj në polici pranoi vrasjen e të atit pasi ky i fundit e trajtonte keq, ishte fanatik dhe nuk e lejonte të bënte jetën që ajo dëshironte.

Por, sikur të mos mjaftonte me kaq, nga raporti mjeko-ligjor u mësua se 56-vjeçari përpos shenjës së litarit në fyt ishte i masakruar edhe në pjesët intime. Deri më tani bazuar në informacionet e siguruara nga grupi hetimor dhe në dëshmitë e komshinjve të familjes Rama asnjë prej tre anëtarëve nuk kishte probleme të shëndetit mendor, por pritet një njoftim zyrtar në vijim lidhur me këtë çështje.

Related Posts

Të shtrirë mbi njëri-tjetrin/ Burrë dhe grua humbin jetën të BLLOKUAR në një sauna!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tokion, ku një çift bashkëshortësh humbi jetën pasi u bllokua brenda një sauna private që u përfshi nga flakët. Viktimat janë…

Te henen ‘çm*nden’ temperaturat, njihuni me parashikimin e motit nga sinoptikania Lajda Porja

Këtë të premte vendi ynë parashikohet me mot të paqëndrueshëm me vranësira mesatare deri ne reshje debore si dhe alternime kthjellimesh. Sinoptikania e Meteoalb, Lajda Porja, në…

I fundit, vjen lajmi i keq nga Greqia

Protestat e fermerëve greke vijojnë edhe këtë të shtunë. Për shkak të protestave mësohet se aksi Kakavijë-Janinë përkatësisht në kryqëzimin e fshatit Kallpaq do të jetë i…

Profesori i Oksfordit trondit narrativën zyrtare: Ja e vërteta e fshehur për shqiptarët dhe grekët pranë Athinës

Ky titull hap një debat të ndjeshëm dhe historik që rrallë trajtohet hapur në diskursin publik. Profesori i njohur i Universitetit të Oksfordit, James Pettifer, një nga…

Si kûrrê me parë, meteorologu Osmani bën paral*jmërimin e fortë: Ja çfarë do të ndodhë me motin këtë javë

Në një lidhje live ishte meteorologu Hakil Osmani, i cili, si çdo javë, bën parashikimin e motit. Sipas tij, edhe kjo javë do të jetë në mbizotërimin…

Ndahen paratë për këto kategori të pensioneve

Qeveria në detyrë ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar një kërkesë të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje buxhetore. Në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *