Dy punëtorë kanë humbur jetën pas një aksidenti tragjik që ka ndodhur sot paradite në një objekt ndërtimi në Gjakovë.
Të dy punëtorët kanë rënë nga kati i 13-të i një objekti ndërtimi.
Bëhet fjalë për Hazir Jakupaj dhe Daut Bajraktari, të dy rreth moshës 50-vjeçare.
Lidhur me këtë rast janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 08:15 minuta në rrugën ‘’Bardhyl Çaushi’’
