‘’Sot rreth orës 08:15, jemi njoftuar se dy persona (meshkuj të moshës madhore) janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë, dyshohet si pasojë e lëndimeve të pësuar në vendin e punës, në rrugën “Bardhyl Çaushi ” në Gjakovë. Më pas është konfirmuar edhe vdekja e tyre’’ ka thënë Sheremet Elezaj- zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Gjakovës.
Njësitë relevante të policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprime hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit