Pas publikimit të lajmit për një ish-banore të “Big Brother VIP” me inicialet E.Dh., e përfshirë në takime të dyshimta me një të burgosur në Fushë-Krujë, rrjetet sociale kanë shpërthyer në aludime për identitetin e vajzës në fjalë.
Hamendësimet nuk munguan dhe shumë përdorues nisën të përmendin emrin e Efi Dhedhes, një nga emrat më të njohur që përkon me këto iniciale dhe që ka qenë pjesë e reality show-t.
