Aktivistja Evi Kokalari ka hedhur dritë mbi një episod të pazakontë që përfshin ish-deputetin demokrat Ervin Salianji, i dënuar me burg në shtator të vitit 2024.
Sipas saj, më 23 nëntor të po atij viti, Salianji është transferuar nga burgu në një spital privat nën pretekstin e një ndërhyrjeje mjekësore për varice, por, në fakt, ka kryer një operacion për mbjellje flokësh.
