Në letra, Shqipëria ecën drejt ekonomisë moderne. Në treg, fshatari s’e di çfarë është NIPT-i, ndërsa tregtari ruan arrat në kutitë e vezëve. “Ku ta marr numrin e NIPT-it unë? Ku ta gjej faturën? Po ai fshatari e prodhon vetë. Ku ta gjejë ai? Ai e ka prodhimin e vet”, thotë një tjetër tregtar.

Ndërkohë, inspektorët kërkojnë faturë për rigonin. “Unë mendoj se po kërkohet fundi në fillim. Nuk mund të pretendojmë sot që një qese me rigon të ketë faturë fiskale. Kjo mund të ndodhë kur ne mos jemi”, thotë për A2 CNN Theodhor Kristuli, kryetar i Unionit Agroushqimor.

Nga e marta, produktet agro-ushqimore pa faturë fiskale do të sekuestrohen nga inspektorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. “Ata do të duhet të kenë shumë frigoriferë që të fusin gjithë mallin që do konfiskojnë. Se ky organizim është këtu te ne. Sigurisht që ne duam të shkojmë drejt ekonomisë së formalizuar, por nuk jemi gati për këto lloje aksionesh”, thotë Kristuli.

Në një Shqipëri ku ligji kërkon faturë edhe për kastravecin e bahçes, informaliteti s’po luftohet me sistem, por me shkop. Dhe nëse rigoni kërkon fiskalizim, atëherë duhet fillimisht të “kultivohet” logjika. “Unë gjithsej kam 30 vjet tregtare. Në Pazar të Ri e tani te ‘Dinamo’. Më keq se këto kohë nuk ka. Nuk ka shitje fare. Vetëm pensionistë”, thotë tregtarja. (A2 Televizion)

Related Posts

“O palaço cirku, o njeri i dështuar”, plas sherri mes Selin dhe Mirit: Je komplet i pafytyrë…

Së fundmi, në shtëpinë e BBV ka shpërthyer një debat i ashpër mes Mirit dhe Selin, duke tërhequr vëmendjen e publikut për tonet e forta dhe akuzat…

Arbër Hajdari në “Goca dhe Gra”: Nëse do isha në vendin e Selin nuk do…

Opinionisti i BBV, Arbër Hajdari, ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku komentoi situatën e fundit të Selin brenda shtëpisë. Ai u shpreh se, nëse…

“Mund të na mbyllet dera për në BE”, Rama akuzon opozitën: Të paudhët nuk lënë gjë pa thënë! S’është parë në asnjë vend

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me Asamblenë e Partia Socialiste e Shqipërisë në Njësinë 14, foli për perspektivën europiane të vendit, duke e cilësuar këtë si…

“Është martuar me mua për letra…”/ Rabea Shahini sqaron njëherë e mirë raportin me Mirin

E ftuar mëngjesin e sotëm në studion e emisionit “Wake Up” ishte Rabea Shahini, bashkëshortja e Mirit, banor i “Big Brother VIP 5”. Gjatë intervistës, ajo foli…

Ta fus sa krahu, natë e ditë se jam malsor” – Rogerti shpërthen ndaj Mateos

Debati mes Rogertit dhe Mateos mori përmasa të forta, duke u kthyer në një nga përplasjet më të ashpra të momentit. Gjatë tensionit, Rogerti iu drejtua Mateos…

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane/ Boçi: Nëse ndodh një goditje, pasojat…

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka folur për rrezikun e mundshëm nga Irani dhe reagimin e institucioneve shqiptare, duke theksuar se situata nuk duhet parë më…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *