Zef Valadaj, një banor i Dukagjinit, i bëri thirrje qeverisë për dialog dhe të mos vazhdojë më me shembjen. Për mediat ai tha se kur pa terrorin në Theth iu duk si serbi në Kosovë, ndërkohë që paralajmëroi se nëse qeveria nuk ndalon aksionin atëhere të do të thërrasë diasporën në protesta.

“Unë nuk kam kërkuar për t’u përplasur me shtetin. Të bashkëbisedojmë, , e jo të bëhet një gjë e tillë. E kujt ia rrëzojmë shtëpinë vëllaut.

Në Dukagjin e jo në Dukagjin, por unë kam nga katër anët e Shqipërisë. Edhe në Kosovë, edhe në Bruksel, ton diaspora. Më kanë bërë mesazhe dhe më thanë jemi gati me ardh. Unë popullin tim do të mbroj, me të drejtë, nuk e kam fjalën mos me zbatu ligjin. Do t’i bëj thirrje kryeministrit, qeverisë vendore. Atij kryetarit të bashkisë. E kujt ia shembe shtëpiat o Benet Beci, vëllaut. Kurrë nuk është dashur me e bo një gjë të tillë.

Nëse nuk i largoni. Nëse nuk hiqni dorë, unë do të njoftoj diasporën, do të njoftoj Dukagjinin, Pukën, Kukësin, Malësinë e Madhe në katër anët. Ka për t’i pas këtu në Theth, para Bashkisë e kudo. Mos guxo me ardhë, me shfrytëzuar rastin, as me Thethin, as me Dukagjinin”, tha ai.

Pjesë nga fjala e Zef Valadaj:

Kur e pashë gjendjen kështu, kur i pashë djelmoshat e Thethit, kur i pashë burrat e Thethit, kur i pashë gratë e Thethit tu qajt, sa edhe fëmijës me i hy tmerri në barkun e nënës, kjo nuk lejohet në Shqipëri e në demokraci. Kryeministri ka qenë këtu. Kryeministri i ka pa vetë të gjitha. Pse i lanë me i bo? Pse shteti është më i mençur se sa na? Na edhe nëse i kemi bërë, i kemi bërë në tokat tona, në tokat e pesëqind vjeçarëve që jetojmë në këtë vend.

Dhe sot na thotë je pa tapi. Unë jam mbaj mend shumë mirë kur na kanë kërkuar taksat. Na kanë kërkuar, na kanë kërkuar mish, lesh, mish e desh, bagëtish, vej e të gjitha. Na i ka kërkuar shteti Enver Hoxhës. Na i kena pronat pesëqind vjeçare, kur edhe Enver Hoxha na ka marrë taksën për to dhe sot ai më thotë, mu nuk e ke pronë të legalizume.

Po nuk kam more pronën, se kam pagu taksat për to. Edhe me Zogun i kena pagu taksat. Jemi të barabartë si Vlora, Saranda. Kur i pezullon punimet atje, vallë këtu pse nuk i pezullon? Unë i kam kërkuar bashkëbiseduar me ta. Unë nuk kam kërkuar për t’u përplasur me shtetin. Të bashkëbisedojmë, , e jo të bëhet një gjë e tillë. E kujt ia rrëzojmë shtëpinë vëllaut.

Në Dukagjin e jo në Dukagjin, por unë kam nga katër anët e Shqipërisë. Edhe në Kosovë, edhe në Bruksel, ton diaspora. Më kanë bërë mesazhe dhe më thanë jemi gati me ardh. Unë popullin tim do të mbroj, me të drejtë, nuk e kam fjalën mos me zbatu ligjin. Do t’i bëj thirrje kryeministrit, qeverisë vendore. Atij kryetarit të bashkisë. E kujt ia shembe shtëpiat o Benet Beci, vëllaut. Kurrë nuk është dashur me e bo një gjë të tillë.

Nëse nuk i largoni. Nëse nuk hiqni dorë, unë do të njoftoj diasporën, do të njoftoj Dukagjinin, Pukën, Kukësin, Malësinë e Madhe në katër anët. Ka për t’i pas këtu në Theth, para Bashkisë e kudo. Mos guxo me ardhë, me shfrytëzuar rastin, as me Thethin, as me Dukagjinin.

Se ato kulla që i kena bo, thotë rapsodi. Ato kulla me bajrak i bëmë me djersë e i mbrojtëm me gjak. Na nuk jemi për t’i mbrojt me gjak, por mi kullat tona. Mos na prekni, mos na prekni, mos na prekni!!

Related Posts

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, the lawn glowing gold in the sunlight, when something unusual caught my eye in the grass. From a distance, it looked like…

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, with sunlight casting a golden glow across the lawn, when something unusual caught my attention in the grass. From a distance, it…

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *