Fatmiri nuk është një emigrant i kthyer. Ai ka qenë gjithmonë në Theth, dhe në një kohë kur fshati ishte thuajse i braktisur, vendosi të rrezikojë gjithçka për të investuar në vendlindje.

Ai mori borxhe që i kalojnë 300 mijë euro, vuri shtëpinë në rrezik, dhe ngriti një bujtinë që sot është një nga më të kërkuarat në Veri, me staf të përhershëm dhe dhoma të rezervuara për muaj me radhë.

Një koment i publikuar në Facebook nga Klodian Zhivani, e përshkruan kështu realitetin e hidhur të Fatmirit:

“Fatmiri kur ka ba at bujtinën që ka sot, gati e ka pas nxjerr jashtë shpia sepse asht fut mbi 300.000 euro borxh. Sot, ai ka nji nder bujtinat me review ma të mira në Veri dhe në 3 mujt e verës nuk ka dhoma lirshem. Ka nji staf që i ka të përhershëm prej tan Shqipnie. Ndërkohë sot, i ka ardh letra për prishje edhe atij, te dy shpizave drunit. Po pret fadromat.”

Nga duartrokitjet e Ramës… në listën për shembje

Vetëm disa muaj më parë, gjatë një takimi në Shirokë ku u prezantua “Paketa e Maleve”, Fatmir Berisha mori fjalën përpara Kryeministrit dhe u kthye në një sensacion kombëtar, duke thënë:

“Kemi njerëz në Gjermani, Itali e disa vende që u çojmë lekë. I kemi thënë hajdeni këtej, se nuk mund t’ju ndihmojmë më. Pagat në Theth janë më të mira se në Greqi – kjo është pak, por e sigurt.”

Deklarata u bë virale, dhe Fatmiri u kthye në një ikonë të politikës së re të turizmit malor që po predikonte qeveria: “Bëni turizëm në vend, mos ikni!”

Por sot, qeveria që e duartrokiti dhe e përdori për propagandë, i kthen shpinën dhe i çon fadromat. Urdhri i prishjes ka ardhur edhe për të – për dy shtëpitë prej druri që janë pjesë e bujtinës së tij.

Revolta në Theth: “Na përdorën, tani na hedhin tutje!”

Fatmiri nuk është i vetëm. Dhjetëra banorë të Thethit kanë marrë urdhra për prishje, mes tyre emra të tjerë që kanë investuar me mund dhe borxhe, që operojnë me licenca të përkohshme, në pritje të legalizimeve të premtuara prej vitesh.

Revolta po rritet. Banorët e shohin këtë si një “prerje në besë” – një formë hipokrizie shtetërore që promovon njerëzit si modele kur i duhet, por i shemb kur i pengon.

“Sot të përqafojnë në kamera. Nesër, të nxjerrin nga shtëpia,” – është komenti më i përhapur në rrjet.

Një shtet që shemb shembujt, jo ndërtesat

Ndërsa turistët ecin në shtigjet e Alpeve dhe bujtinat janë të mbushura, IKMT lëviz me lista prishjesh që godasin jo pallate betoni apo resorte luksoze, por banesa tradicionale prej druri, bujtina që mbajnë gjallë komunitetin.

Nëse historia e Fatmir Berishës përfundon me shembje, kjo nuk është më vetëm një çështje ndërtimi pa leje. Kjo është simbolikë e një shteti që shemb ata që ndërtojnë, që i thërret njerëzit të investojnë dhe pastaj i lë të zhduken nën rrënojat e shpresës së vet.

Thethi nuk është thjesht një destinacion. Është provë nëse Shqipëria i mban premtimet ndaj njerëzve që nuk zgjodhën të ikin. Por si duket, kur nuk i duhet më, edhe ata që nuk ikën, i nxjerr përjashta.

Related Posts

“Xhaxhai i Georgines” Reagon ashper Ronaldo ka gruan me te keqe, e rrita dhe tani s’me njeh

Jeta e Georgina Rodríguez përpara lidhjes me Cristiano Ronaldo ishte modeste dhe e vështirë, por ndryshoi rrënjësisht pas njohjes me yllin portugez. Sot ajo gëzon një stil…

BE vendos rregulla të reja, ja çfarë ndryshon për udhëtarët shqiptarë nga 10 prilli

Udhëtimi drejt Evropës pritet të ndryshojë ndjeshëm me hyrjen në fuqi të plotë të Sistemit të Hyrjes/Daljes (EES) nga European Union më 10 prill 2026. Ky sistem…

Arbër Hajdari e thotë troç: Ky ish-banor duhet të ishte në finalen e Big Brother

Opinionisti i njohur i Big Brother VIP Albania, Arbër Hajdari, ishte i ftuar në panelin e Goca & Gra, ku ndau mendimet e tij mbi dinamikat e…

Donald Trump: Hapni Ngushticën e mallkuar, ju kopilë të çmendur, e marta do të jetë ditë ferri për ju

Deklaratat e forta dhe provokuese kanë qenë shpesh pjesë e stilit të komunikimit të Donald Trump, duke shkaktuar reagime të menjëhershme si në opinionin publik ashtu edhe…

“O palaço cirku, o njeri i dështuar”, plas sherri mes Selin dhe Mirit: Je komplet i pafytyrë…

Së fundmi, në shtëpinë e BBV ka shpërthyer një debat i ashpër mes Mirit dhe Selin, duke tërhequr vëmendjen e publikut për tonet e forta dhe akuzat…

Arbër Hajdari në “Goca dhe Gra”: Nëse do isha në vendin e Selin nuk do…

Opinionisti i BBV, Arbër Hajdari, ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku komentoi situatën e fundit të Selin brenda shtëpisë. Ai u shpreh se, nëse…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *