Kapiteni i Policisë në Lipjan, Argjend Gashi, është shkarkuar nga detyra pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, që ndodhi në orët e hershme të 7 korrikut 2025, gjatë një ndërhyrjeje policore. Sipas burimeve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka miratuar dorëheqjen e Gashit, ndërsa në vend të tij është emëruar Brahim Shatrolli nga Ferizaj si komandant i ri i stacionit policor në Lipjan.
