Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor “Pogradec–Qafë Thanë”. Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqenin e Ohrit, duke i marrë jetën drejtuesit të mjetit.
Viktima është identifikuar si Alfons Bleta, 34 vjeç, banues në zonën e Pogradecit. Ai udhëtonte i vetëm në momentin e aksidentit. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i daljes nga rruga është bërë humbja e kontrollit mbi automjetin për shkak të shpejtësisë së lartë.
