Pas vizitës së Kryeministrit Edi Rama dy ditë më parë në Bashkinë e Durrësit, drejtorët e këtij institucioni kanë dorëzuar sot dorëheqjet nga pozicionet e tyre. Ky veprim vjen në përgjigje të kërkesës së Ramës, i cili i bëri thirrje të gjithë atyre që ishin pjesë e strukturave drejtuese dhe nuk kishin përmbushur detyrat e tyre, të largoheshin nga detyra.
Ndërkohë, është ngritur një komision i posaçëm i cili do të vlerësojë punën e secilit drejtor. Pas këtij vlerësimi, do të vendoset se kush prej drejtorëve do të vijojë të mbajë pozicionin aktual.
