Detyrat e tyre si dhe “afrimiteti” me kreun e qeverisë kanë ngritur dyshimet se mund të kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme dhe jo që flakët të kenë ardhur si pasojë e ndonjë shkëndije elektrike.

Aida Gjecaj dhe Edi Rama
Vlen të theksohet se kjo ngjarje ka ndodhur në një kohë kur fadromat në një zonë të mirë të Thethit janë duke ua shembur banorëve të gjitha bujtinat e ngritura pa leje.

Më herët, në një deklaratë për mediat, vetë Aida Gjecaj ka pohuar se nuk ka armiqësi me askënd dhe se deri më tani nuk është kërcënuar nga askush. Ndërkohë, ka shtuar se ekspertët deri më tani e kanë përjashtuar si shkak të zjarrit shkëndijën elektrike.

Gjithashtu ajo e ka lidhur djegien e restorantit të saj të vogël me aksionin e IKMT-së në Theth për prishjen e ndërtimeve pa leje, të cilën e konsideron si një “koincidencë të keqe”, duke nënkuptuar kështu se zjarri mund të jetë vendosur nga persona të tjerë të cilëve u janë prishur shtëpizat e tyre nga shteti.

“Ekspertët thonë se energjia nuk ishte shuar fare, edhe pse godina ishte në flakë, gjë që përjashton shkëndijën elektrike. Unë nuk kam dyshime, nuk kam askujt borxh, s’kam pas as kërcënim as gjë, dhe nuk di pse ka ardhur. Unë jam një bujtinë me 5 dhoma, pasi s’kam dashur të ndërtoj asgjë pa leje, por s’di kujt t’ja vë gishtin. Koncidenca me aksionin në Theth është e keqe, sepse unë nuk kam procedim për prishje, pasi nuk kam ndërtime ose objekte pa leje.

Kam zgjedhur të punoj me restorantin dhe 5 dhoma, duke pritur dhe përcjellë sa të kemi mundësi për t’u ofruar një shërbim maksimal turistëve dhe emrit të Thethit”, tha ajo për mediat, duke shtuar më tej se si pasojë e zjarrit i është shkrumbuar gjithçka dhe se dëmi deri më tani vlerësohet rreth 150 mijë euro.

Kujtojmë se ngjarja u regjistrua rreth orës 02:00 të mëngjesit dhe ishin banorët e zonës ata të cilët bënë të mundur mospërhapjen e flakëve.

Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, restoranti është shkrumbuar totalisht, ndërkohë që fatmirësisht si pasojë nuk ka pasur persona të lënduar dhe evakuimi i turistëve të cilët ndodheshin në “Villa Gjecaj” u bë i mundur në kohë.

Lidhur me këtë ngjarje deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga policia, teksa pritet në vijim më tepër detaje me qëllim për të zbardhur këtë ngjarje dhe për të kuptuar nëse kemi të bëjmë me një zjarrvënie apo gjithçka ka qenë jo e qëllimshme.

Related Posts

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, the lawn glowing gold in the sunlight, when something unusual caught my eye in the grass. From a distance, it looked like…

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, with sunlight casting a golden glow across the lawn, when something unusual caught my attention in the grass. From a distance, it…

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *