Profesori universitar dhe analisti i njohur politik, Blerim Latifi, ka shkruar për histerinë virtuale të një pjese të shoqërisë kosovare, kryesisht të rinj, që përditë shfaqin mesazhe e postime për konfliktin në Gaza, shkruan Gazeta Metro.
Sipas Latifit, pas disa bisedave që ka pasur me disa njerëz që shfaqen të mërzitur në rrjete sociale nga ajo që po ndodh në Gaza, këta janë kryesisht të rinj që s’kanë fort njohuri për ato që kanë ndodhur në Kosovë gjatë luftës, e lëre më në botë.
