Milano është tronditur nga një ngjarje e rëndë me përmasa tragjike që ndodhi mëngjesin e së enjtes në zonën Corvetto, në Via Scheiwiller.
Një burrë 44-vjeçar vrau me thikë nënën e tij 73-vjeçare, e më pas vendosi t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i tetë i pallatit ku jetonin.
