Moderatorja e njohur, Fjoralba Ponari, është rikthyer në ekranin e Top Channel, ku ishte e ftuar në “She’s on Top”.
Ajo hyri në skenë duke kënduar “Historia De Un Amor” dhe u duartrokit nga konkurrentet dhe mori komplimente të shumta nga Visjan Ukcenaj dhe Sara Gjordeni. Performanca e saj e shkëlqyer u prit me entuziazëm, duke e rikthyer atë në qendër të vëmendjes pas një muaji larg ekranit.
