Një konflikt i ashpër mes Kryeministrit Edi Rama dhe Prokurorisë së Shkodrës ka shpërthyer lidhur me ndërtimet pa leje në zemër të zonës turistike të Thethit.
Pas ndërhyrjes së IKMT-së për shembjen e disa kabinave dhe një piste betoni ndërtuar pa leje përballë kishës ikonë të fshatit, kryeministri akuzoi prokuroren Elsa Gjeli për mbylljen e një çështjeje që, sipas tij, lidhej me veprimtari kriminale të maskuar si turizëm.
