Të gjitha deklaratat që ne bëjmë në rrjetet sociale, aktivizmi që unë bëj, është e njëjta gjë nëse këto deklarata që ne bëjmë, kjo tronditje ose kjo empati që ne shfaqim, nuk shoqërohet nga aksione dhe veprime konkrete nga institucione, që duhet të jetë në këtë rast ndihmë dhe suport ligjor, ekonomik dhe psikologjik, jo vetëm për vajzën por dhe për nënën e vajzës. Në mendjen time, ka disa skenarë dhe nuk e di nëse është e drejtë që unë këto skenarët t’i them;, tha si fillim Lekatari.

Më tej vazhdoi: Nuk e di nëse është e drejtë që unë të bëj këto supozime, por do mundohem të jem sa më e respektueshme ndaj institucioneve, ndaj viktimave dhe ndaj ngjarjes. Pse mamaja nuk e ka kuptuar më përpara? Sepse kjo mama, në një moshë shumë të re, si fillim ka shtatë fëmijë, nuk ia ka idenë së çfarë do të thotë planifikim familjar. Është një mama që nuk ka as dhëmbë për të kafshuar dhe për t’u ushqyer mirë. Jo se dua ta denigroj nga ana estetike, por dua të vë në dukje faktin që kjo familje nuk përmbushte as nevojat kryesore të dy prindërve dhe lëre më të dy fëmijëve.

Gjatë deklaratave dëshpëruese të kësaj nëne, e cila sigurisht është në shok për ngjarjen që ka ndodhur dhe për mënyrën si ajo ka arritur të identifikojë dhe të marrë të vërtetën, nga komshinjtë, nga policia, deklaroi që personi i vetëm që siguronte mbarëvajtjen e familjes apo që mbante familjen, ishte babai. Kështu që, një skenar që unë mendoj, është që ajo edhe mund të ketë kuptuar, por mund të ketë sakrifikuar në një farë mënyre vajzën e saj, duke parë që i vetmi burim i parave ishte babai. Ajo edhe mund ta ketë kuptuar që diçka nuk shkon, por mund edhe të mos ta ketë besuar, mund edhe ta ketë mënjanuar, përjashtuar këtë si ide, si mendim, sepse është shumë i tmerrshëm dhe nuk besoj që ideja e parë për një grua e cila e ka zgjedhur me dëshirë – nëse është rasti – burrin e saj, është që ky burri është përdhunues dhe inçestuoz në marrëdhënie me fëmijët e saj.

Pra nuk e shoh këtë nënë si përgjegjëse. Mund ta shoh si përgjegjëse, por e shoh edhe si viktimë njëkohësisht. Kjo i përmban shumë mirë të dyja rolet. E shoh si viktimë sepse nuk i di rrethanat e familjes së saj të origjinës, për të kuptuar a është e edukuar, a ka ngritje individuale”, tha Lekatari.

Related Posts

“Xhaxhai i Georgines” Reagon ashper Ronaldo ka gruan me te keqe, e rrita dhe tani s’me njeh

Jeta e Georgina Rodríguez përpara lidhjes me Cristiano Ronaldo ishte modeste dhe e vështirë, por ndryshoi rrënjësisht pas njohjes me yllin portugez. Sot ajo gëzon një stil…

BE vendos rregulla të reja, ja çfarë ndryshon për udhëtarët shqiptarë nga 10 prilli

Udhëtimi drejt Evropës pritet të ndryshojë ndjeshëm me hyrjen në fuqi të plotë të Sistemit të Hyrjes/Daljes (EES) nga European Union më 10 prill 2026. Ky sistem…

Arbër Hajdari e thotë troç: Ky ish-banor duhet të ishte në finalen e Big Brother

Opinionisti i njohur i Big Brother VIP Albania, Arbër Hajdari, ishte i ftuar në panelin e Goca & Gra, ku ndau mendimet e tij mbi dinamikat e…

Donald Trump: Hapni Ngushticën e mallkuar, ju kopilë të çmendur, e marta do të jetë ditë ferri për ju

Deklaratat e forta dhe provokuese kanë qenë shpesh pjesë e stilit të komunikimit të Donald Trump, duke shkaktuar reagime të menjëhershme si në opinionin publik ashtu edhe…

“O palaço cirku, o njeri i dështuar”, plas sherri mes Selin dhe Mirit: Je komplet i pafytyrë…

Së fundmi, në shtëpinë e BBV ka shpërthyer një debat i ashpër mes Mirit dhe Selin, duke tërhequr vëmendjen e publikut për tonet e forta dhe akuzat…

Arbër Hajdari në “Goca dhe Gra”: Nëse do isha në vendin e Selin nuk do…

Opinionisti i BBV, Arbër Hajdari, ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku komentoi situatën e fundit të Selin brenda shtëpisë. Ai u shpreh se, nëse…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *