E mbetur pa baba, vetëm me nënën e vëllanë, në kushte varfërie që e përballnin me bullizimin, Elsa dëshironte vetëm pak shpresë për një jetë më të mirë. Mundësia erdhi, fondacioni “Fundjavë Ndryshe” bëri çmos që familja nga Delvina të gjente pak qetësi në Fier, në një shtëpi të re.
Në një moment kur gjithçka dukej se po ndrinte, një sëmundje e papritur në periudhën e pandemisë, pas një beteje të ashpër shtatë ditore, shoi jetën e vogëlushes
