Sipas Prokurorisë së Fierit, kompania Bankers, që prej fillimit të aktivitetit të saj në zonën e Patos-Marinzës, ka gjeneruar të ardhura që llogariten në rreth 4 miliardë euro. Megjithatë, pjesa që ka përfunduar realisht në buxhetin e shtetit është minimale. Hetuesit dyshojnë se një pjesë e mirë e fitimeve janë zhvendosur përmes rrugëve të jashtëligjshme, për t’u shndërruar më pas në pasuri luksoze e investime të tjera të paligjshme.
Kero, i cili për vite ka qenë i besuari i drejtuesve të huaj të kompanisë, fillimisht kanadezë, më pas kineze, bashkëpunuar ngushtë me të gjithë kupolën drejtuese të Bankers Petroleum. Në listën e personave të përfshirë në këtë hetim figurojnë edhe drejtuesi aktual i kompanisë, Hongping Xiao, i cili dyshohet se i ka akorduar vetes një pagë vjetore prej 1 milion euro, si dhe disa ish-administratorë me kombësi të ndryshme.