Turqia ka “ndëshkuar diplomatikisht” kryeministrin shqiptar Edi Rama, duke i kërkuar të braktisë menjëherë idenë për krijimin e “Shtetit Bektashi” në Shqipëri, një projekt që i besuari i presidentit turk, Recep Erdogan, Fuat Oktay e ka quajtur “të çuditshëm” dhe potencialisht “provokues për harmoninë fetare”. Në Tiranë mbërriti këtë të hënë një delegacion i Asamblesë së Madhe turke, i udhëhequr nga Oktay, njeriu i besuar i presidentit Erdogan, i cili zhvilloi një takim me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, dhe deputetë të Komisionit të Jashtëm, duke dërguar një mesazh të prerë: kërcënimi për të mos ecur përpara me projektin Bektashi është real.
