Ndërhyrja e tij vjen jo për të mohuar dhunën, por për të kërkuar qetësi në një moment që ai thotë se po ndërton një jetë të re. Për akuzat e Elisabetës ndaj tradhti bashkëshortore, Iliri ka një interpretim të vetin, sipas tij, dërgimi i mesazheve me një grua tjetër gjatë martesës nuk përbën tradhti, por vetëm një bisedë. Ai nuk sheh asgjë të keqe në këtë sjellje dhe e quan të ekzagjeruar reagimin e ish bashkëshortes për këtë rast në fjalë. Në këtë pikë, kuptimi i besnikërisë duket se merr formë fleksibile, sidomos kur shoqërohet me një fjali të tipit “nuk më linte kur më kapte 5 minutshi im”.

https://youtube.com/watch?v=2aXOjgwWjP4%3Ffeature%3Doembed

“Unë kam një vajzë, kam motër, kam nënën dhe mua nuk do më vinte mirë në qoftë se një ditë do të më vinte vajza në shtëpi dhe të më thoshte babi më ka rrahur burri nuk është gjë e mirë, pavarësisht se 90 % e fajit është i mi që kam ngritur dorë ndaj Elisabetës, por ajo më çonte në atë pikë që unë të mos logjikoja se çfarë bëja, pas 10 minutash i kërkoja falje. I kërkoja të më linte 5 minuta të qetë sa të qetësohem dhe logjikojë”, u shpreh Ilir Aliaj.

Sa i përket mbështetjes për fëmijët, Iliri thotë se kontribuon financiarisht ashtu siç ka vendosur gjykata dhe se nuk ka mundësi të bëjë më shumë. Në fund ndërsa Elisabeta e shkatërruar që vitet më të bukura të jetës ia fali Ilirit që e pranon dhunën teksa kërkon strehë për fëmijët e saj, Iliri nga ana tjetër kërkon që të mos shqetësohet nga e kaluara, të cilën e pranon, por edhe përpiqet ta relativizojë. Një përplasje mes dy të rriturve që sot nuk e shohin njëri-tjetrin në sy, por që ndajnë ende përgjegjësi për dy jetë të vogla që nuk patën luksin të zgjedhin prindërit e tyre!

Related Posts

Lajm i mirë nga Qeveria Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, zhvilloi një takim me asamblenë e kësaj force politike në Njësinë 14 në Tiranë, ku u ndal në çështje…

U fejova që 17 vjeç, por bashkëshorti bëri diçka që më vjen zor ta them..

Një grua 50-vjeçare ka ndarë historinë e saj të vështirë, duke zgjedhur të mbetet anonime. Ajo është rritur pa nënën, e cila ndërroi jetë kur ajo ishte…

Vajza nga Filipinet: Shqipëria vend i mundësive, shqiptarët janë..

Eleanor është një nga shumë të huajt që kanë zgjedhur Shqipërinë për të nisur një jetë të re, më të sigurt dhe të qëndrueshme. Ajo përfaqëson një…

Kujdes, mos i lani rrobat me 30-40 gradë, mund të jetë e rrezikshme, ja pse..

Larja e rrobave në temperatura më të ulëta se 60 gradë Celsius mund të përbëjë rrezik për shëndetin. Në këto kushte, bakteret nuk eliminohen plotësisht dhe mund…

E frikshme në Vlorë, dy gra hidhen nga pallati, humbin jetën

Dy gra humbën jetën mëngjesin e sotëm në Vlorë, në dy ngjarje të ndodhura brenda më pak se tre orësh në zona të ndryshme të qytetit. Të…

I biri tallej me shokët e varfër të klasës, atë që bëri nëna e tij duhet ta lexojnë të gjithë

Jetojmë në një shoqëri ku shpesh njerëzit gjykohen nga mënyra si vishen apo nga gjërat materiale që zotërojnë. Ky mentalitet ushqehet shpesh nga mediat dhe ndikon në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *