Gjatë përleshjes u plagosën edhe rreth tridhjetë të ftuar në dasmë, nga të cilët tre ndodhen në gjendje kritike. Autoritetet kanë dërguar një forcë të madhe policore në rajon për të ndjekur autorët, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Hetimet e para sugjerojnë se sulmi mund të ketë lidhje me larje hesapesh, pasi dhëndri njihet nga policia për përfshirje në shoqata kriminale dhe trafik droge, sipas raportimeve të gazetës Le Parisien. Drejtoria Departamentale e Sigurisë Publike (DDSP) konfirmoi se dhëndri ishte shënjestra kryesore e sulmit.
Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa autoritetet vazhdojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie.