Rozana Radi, Jonida Maliqi, Eneda Tarifa dhe Aurela Gaçe, katër prej emrave më të spikatur të skenës shqiptare, janë bashkuar në një projekt të veçantë artistik që mban firmën e Ardit Gjebreas.
Të njohura për karrierën e tyre të gjatë, zërin potent dhe personalitetin karizmatik, këto artiste janë kthyer në simbole të muzikës shqiptare ndër vite, duke mbledhur përreth vetes mijëra fansa dhe admirues në të gjitha trojet shqipfolëse.
