Prokurorja e çështjes, Javorka Perlinçeviç, ka bërë të ditur se në vitin 2022, në emër të Liridona Ademajt ishte paguar sigurimi jetësor në Suedi, me vlerë 3 milionë kruna suedeze, që përkthehet në rreth 260 mijë euro.

Sipas saj, ky fakt përbën një nga provat materiale kyçe të aktakuzës ndaj bashkëshortit të saj, Naim Murseli, i cili dyshohet se ka urdhëruar vrasjen për të përfituar shumën e sigurimit.

“Prokuroria ka pranuar si provë materiale dokumentin zyrtar nga organet suedeze që vërteton ekzistencën dhe vlerën e sigurimit jetësor,” deklaroi Perlinçeviç gjatë seancës.

Mbrojtja e Murselit ka kërkuar që ai t’i nënshtrohet ekzaminimit mendor, duke vënë në pikëpyetje gjendjen e tij psikologjike në kohën e kryerjes së veprës. Deri më tani, gjykata nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare në lidhje me këtë kërkesë.

“Në momentin që ekspertiza të jetë e gatshme, do të vazhdojmë me shqyrtimin e plotë të çështjes,” theksoi prokurorja, duke shtuar se ky është një proces që kërkon “maturi, dëshmi të qarta dhe paanshmëri”.

Nga ana tjetër, Naim Murseli ka deklaruar pafajësinë e tij para trupit gjykues. Në një deklaratë që ka tërhequr vëmendje, ai u shpreh: “Nëse pretendimet e prokurorisë vërtetohen, unë vetë do të kërkoj burgim të përjetshëm për veten time.”

I pafajshëm është deklaruar edhe i akuzuari tjetër, Kushtrim Kokalla, ndërsa i dyshuari Granit Plava ka vendosur të mbrohet në heshtje. Prokuroria i konsideron këta të fundit si bashkëpunëtorë në vrasjen e planifikuar, ku dyshohet se Plava ka qenë ekzekutori, ndërsa Murseli ka rënë dakord që t’i paguante atij shumën prej 30 mijë eurosh për realizimin e krimit.

Aktakuza është ngritur më 15 janar 2025 dhe përfshin katër të pandehur: Naim Murselin, Granit Plavën, Kushtrim Kokallën dhe Tom Dodajn. Sipas dokumentit zyrtar, motivet e vrasjes përfshijnë jo vetëm përfitimin financiar, por edhe prishjen e raporteve martesore mes çiftit, çka dyshohet se e ka shtyrë Murselin të planifikojë eliminimin e bashkëshortes.

Procesi gjyqësor është ende në zhvillim dhe pritet që në javët në vijim të hidhet më shumë dritë mbi rolin e secilit të akuzuar dhe dinamikën e plotë të krimit që ka tronditur opinionin publik në Kosovë dhe më gjerë.

Related Posts

‘Boll more se jam sa mbesa jote’ E rende ne Velipoje: Ja cfare i ben i moshuari vajzes ne Velipoje

Një vajzë ka denoncuar pranë redaksisë së JOQ një ngjarje tejet shqetësuese, e cila ka ndodhur gjatë pushimeve të saj në plazhin e Velipojës. Sipas dëshmisë së…

“Shikoni një maniak në plazhin e Velipojës. Vëzhgonte rreth e rrotull nëse dikush po e shikonte, dhe kur sigurohej që nuk po e shihte askush, më bënte…

E rende! Zamir Meta p*rdh*oi të bijën 12-vjeçare, komshinjtë s*lmojnë gruan dhe 6 fëmijët e saj: Dilni nga shtëpia sepse!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik pak ditë më parë në fshatin Sheqishtë të Fierit, ku është zbuluar një rast i tmerrshëm ab*imi s*ksual brenda…

Aktualisht, Zamir Meta ndodhet në qeli, përballë akuzave të rënda për veprat penale: “Marrëd8ënie s*ksuale ose homo8suale me të mitur”, “Marrëdhënie se8suale ose homo8ksuale me persona në…

Kokalari tregon detajet e operacioneve të Salianjit: Në një dhomë ai me Gridën, në dhomën tjetër…

Aktivistja Evi Kokalari ka hedhur dritë mbi një episod të pazakontë që përfshin ish-deputetin demokrat Ervin Salianji, i dënuar me burg në shtator të vitit 2024. Sipas…

Kokalari shprehet se në dhomat private të spitalit, qëndronte jo vetëm Salianji, por edhe Grida Duma, e cilësuar prej saj si “përkujdesja kryesore” gjatë gjithë periudhës. Denoncimi…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *