Sipas tij, vendi ndodhet në një situatë ku “farsa elektorale” duhet të zbardhet dhe dokumentohet plotësisht.

“Pa asnjë mëdyshje, do nisin të gjitha format e domosdoshme të protestave në Shqipëri dhe në botë. Por, kjo është faza e dokumentimit, e verifikimit të të gjithë farsës elektorale që ka ndodhur me votën e shqiptarëve në Shqipëri dhe diasporë. Dhe kjo vazhdon sepse siç e shihni, dy rrethe do i paraqesim këtu, janë kontrolluar në Shqipëri për ligjshmërinë e procesit dhe në tërësi konstatohen manipulime, përçudnira, fakte që tejkalojnë edhe imagjinatat njerëzore.
Pra ne po bëjmë këtë verifikim. Nuk është i thjeshtë sepse është edhe i komplikuar, por edhe kohëkonsumues. Kontrolli i videove është më hektik se kontrolli i fletëve të votimit. Pra ky është një proces të cilit ne do i shkojmë deri në fund për të faktuar se si Edi Rama instaloi farsën elektorale në Shqipëri dhe se ai nuk ka fituar kurrë zgjedhjet. Ata që besojnë se Edi Rama ka fituar zgjedhjet në këtë farsë, ata ose janë njerëz që nuk kanë minimumin e kulturës ligjore elektorale dhe nuk e dinë se çfarë është farsë, ose janë njerëz në shërbim të tij.

Natyrisht ka një propagandë të papërmbajtur për të spostuar vëmendjen nga kjo punë e jashtëzakonshme që po bëhet nga ne për dokumentimin e farsës. Ka argumente nga më banalet që as njerëz me IQ stërminimale nuk do ia lejonin vetes t’i përdornin. Mirëpo paraja, pagesat, interesat kriminale, i bëjnë që ata të nxjerrin çdo lloj pseudoargumenti, pseudobanaliteti se në qoftë se ti flet për zgjedhje, kur sheh se çfarë është bërë me votën e mbi 300 mijë shqiptarëve, që janë një seksion i këtyre zgjedhjeve, kur konstaton se sa gjerësisht është përdorur Treni Bullgar, po marr vetëm këtë.
Unë po i lë të gjitha, sepse kultura elektorale ligjore çdo njeriu që ka ABC-në e saj, e detyron të mos pranojë për zgjedhje po farsë të gjithë ato procese ne të cilat qeveria jep gjysmë miliard euro prokurime në kundërshtim me ligjin. Në të cilat qeveria jep 100 euro shpërblim për 48 përqind të votuesve në mes të fushatës elektorale. Në të cilat qeveria përdor dhjetëra mijëra punonjës si operatorë politikë elektoralë. Në të cilat qeveria përdor të gjithë potencialin e saj logjistik në zgjedhje. Në të cilat qeveria fal 200 milionë euro dy ditë para zgjedhjeve.
Në të cilat qeveria dekreton mbjelljen e një sipërfaqe 140 herë më shumë se e lejon ligji me kanabis vetëm për zgjedhjet. Pra, këto për ata që kanë minimumin e kulturës ligjore elektorale janë të mjaftueshme për të kuptuar që kjo është një farsë elektorale. Por e kam thënë dhe e them, vota vdiq pa hyrë në kuti, e megjithatë në ditën e zgjedhjeve, me procedurën e zgjedhjeve, qeveria ka shtrirë duart e veta të zeza për ta bërë këtë farsë më thellë dhe më të shëmtuar që ka ndodhur ndonjëherë”, tha Berisha.

Related Posts

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Intervista “hot” e Monika Kryemadhit: Kam dy vjet pa bërë s*ks, dy ditë para se të ndahesha me Ilir Metën

Monika Kryemadhi ka dhene nje interviste ndryshe ne Top Albania Radio duke treguar disa detaje nga jeta e saj personale. Ajo ka treguar se pas ndarjes nga…

85 ANIJE LUFTARAKE RRETHOJNË IRANIN, Avionët BOMBARDUES gati për sulm, 1100 avione gati

85 anije luftarake rrethojnë Iranin, duke ngritur alarmin për një përshkallëzim të mundshëm të situatës. Raportimet për grumbullim masiv të forcave ushtarake po përhapen me shpejtësi, duke…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *