Ai e përshkruan Ilir Shqina si një figurë të jashtëzakonshme të diplomacisë shqiptare, që ka përfaqësuar vendin me ndershmëri, drejtësi dhe përkushtim në arenën ndërkombëtare. “Ke shkëlqyer në karrierën tënde në diplomaci, dhe e ke pasion të vërtetë”, shkruan ai, duke vlerësuar kontributin e të atit në përparimin ndërkombëtar të Shqipërisë.
Në përfundim të mesazhit, Darien shprehet se do ta mbajë gjithmonë me vete figurën e babait dhe kujtimet e tij të çmuara: “Je gjithmonë i imi dhe gjithmonë do të të dua!”
Diplomati Ilir Shqina ka shërbyer për shumë vite në shërbimin diplomatik shqiptar, ku është vlerësuar për integritetin dhe përkushtimin e tij ndaj vendit. Ndarja e tij nga jeta ka sjellë reagime të shumta ngushëllimi dhe respekti për figurën e tij në opinionin publik dhe diplomacinë shqiptare.