Katër bombardues strategjikë u vendosën në bazën ushtarake amerikano-britanike të Diego Garcia në Oqeanin Indian të hënën, sipas një analize të imazheve satelitore ndërsa përballja ushtarake midis Izraelit dhe Iranit hyri sot në ditën e saj të pestë. Këto avionë B-52H Stratofortress, të aftë për të mbajtur armë bërthamore ose municione të tjera të drejtuara me precizion, u panë më 16 qershor në platformën jugore të kësaj baze strategjike në Arkipelagun Chagos.
