Jeton me paret e dhëna nga një biznesmen shqiptaro-amerikan, por koha rrjedh dhe rreziku, që këngëtarja të mbetet pa mjete jetese dhe t’i kthehet jetës së endacakes mbi një gur në Times Square, po bëhet përditë e më i pranishëm.

Thirrja, qoftë dhe e tërthortë, për bamirësi ose për ndihmë nga shteti është krejt e justifikuar në raste të tilla. Duke pohuar këtë e duke i uruar këngëtares një zgjidhje sa më të mirë, nuk bën të lemë në harresë disa probleme që, megjithëse lidhen me rastin e saj, janë të interesit të përgjithshëm.

Specialistë të IT thonë se, po të ishte shfrytëzuar si duhet interesimi jashtëzakonisht i madh që ngjalli në rrjet, dhjetorin e kaluar, lajmi se ikona e këngës shqiptare bënte jetën e endacakut, mund të ishin bërë disa qindra mijëra euro, të mjaftueshme që këngëtarja t’i rikthehej një jete normale, mbase edhe produktive. Të mendosh rrugë të tilla pa ia lënë gjithçka shtetit e bamirësisë, do të thotë të jetosh me kohën, të jesh modern në kuptimin më të mirë të kësaj fjale.

Të dhenë pas dalldisë emocionale që ngjalli zbulimi i hidhur i dhjetorit të kaluar, harruam se çaste të tilla janë shumë të favorshme për të diskutuar publikisht probleme të mprehta dhe sidomos për të krijuar opinion të shëndoshë publik rreth tyre.

Mund të ishin diskutuar psh probleme të të drejtës së autorit: nëse këngët e Parashqevi Simakut do të qarkullonin në një treg të rregulluar dhe nuk do përdoreshin piratçe nga kushdo që mundet, artistja do kishte mjaftueshëm mjete financiare për të përballuar jetesën, kurimin etj. Nëpërkëmbja e të drejtës së autorit, jo vetëm për trashëgiminë por edhe për krijimtarinë korrente, dëshmon se çfarë vendi u lemë vlerave në një kohë që gjysmën e ditës dëgjojmë e flasim për krime e kriminelë gjithfarë llojesh.

Mund të ishin diskutuar pastaj edhe një varg problemesh që lidhen me bamirësinë duke filluar nga fakti që kjo ngjan me një bimë e cila s’para rritet në anët tona, duke vazhduar me bamirësinë para kamerës dmth bamirësi ku bamirësi këlthet ‘shikoni se ç’po bëj unë’. Dhe kështu, duke nxjerrë veten në plan të parë, s’na lë të mendojmë për fatkeqin a për problemet që lidhen me të e që duan vëmendje e veprim.

Mund të diskutoheshin edhe probleme që kanë të bëjnë me komunitetet e emigrantëve tanë. Pse edhe pas kaq dekadash organizatat e mërgimtarëve shqiptarë janë pothuajse inekzistente e formale dhe hallexhinjtë mes tyre shpesh e kanë më të lehtë që të gjejnë ndihmë e mbështetje tek organizatat greke, hebreje etj. sesa t’u drejtohen bashkëkombësve.

Mund të diskutoheshin probleme të shëndetit mendor dhe sidomos prirja për t’i fshehur nga publiku, për t’i kthyer ose në tabu ose në objektiv stigmatizimi, përbuzjeje e diskriminimi. Lidhur ngushtë me këtë mund të diskutoheshin ndërhyrjet brutale të medias në jetën private të fatkeqëve që bëhen sensacion pas ndonjë krimi në familje.

Të gjitha këto, ose një pjesë e tyre mund të diskutoheshin publikisht dhe, duke shfrytëzuar rastin, meqë vëmendja ishte në kulm, të bëhej diçka minimumi për të krijuar një opinion të shëndoshë, maksimumi për të ndryshuar ndonjë gjë sipas motos ‘gur gur bëhet mur’.

Nuk e bëmë dhe tani, kur këngëtarja ikonë rishfaqet në jetën publike falë një interviste, shohim se vemendja për të dhe për fatin e saj nuk është më ajo e dhjetorit të kaluar. Duke lenë të na ikin duarsh raste të tilla, duke i lenë ato të shfrytëzohen vetëm për sensacione e emocione, për lot e qyrra do thoshte i moçmi, e kthejmë ligjërimin publik në një ofshamje tribale a në një lloj përralle që, në këtë rast do mbante titullin: Dhe pastaj Parashqevinë e përpiu përsëri në harresa….

Related Posts

Deri në vdekje bashkë?” – Flet tezja e Brikenës, mesazh i fortë për Mateon që po bën xhiron e rrjetit! (Video)

Hyrja e Klodi Dedjës në “Ferma VIP” ka trazuar menjëherë atmosferën, duke sjellë tension që në minutat e para. Me një stil provokues dhe të drejtpërdrejtë, ai…

Nata e fundit në Big Brother? Veprimi i Brikenës prek zemrat e fansave (Video)

Hyrja e banorit të ri, Klodi Dedja, në “Ferma VIP” ka trazuar menjëherë atmosferën, duke sjellë tension që në minutat e para. Me një stil të drejtpërdrejtë…

Mimoza Ahmeti përplaset me banorin e ri të “Ferma VIP”

Hyrja e banorit të ri, Klodi Dedja, në “Ferma VIP” ka shkaktuar menjëherë trazira në shtëpi, duke e prishur qetësinë që kishin ndërtuar banorët deri më tani….

E TURPSHME/ Dy javë pasi u hap për qarkullim, vidhen fugat metalike të Urës së Milotit

Një ngjarje e rëndë është raportuar nga Miloti, ku fuga metalike të një ure janë dëmtuar gjatë një tentative për grabitjen e tyre. Dyshohet se autorët synonin…

Habit gjinekologia: Vajzat 26 vjeç po kalojnë në menopauzë. Është ulur pragu i..

Sipas mjekes obstetër-gjinekologe, Dr. Enriketa Kroi, është vërejtur një fenomen shqetësues vitet e fundit, ku vajza të reja, madje edhe në moshën 26-vjeçare, po përballen me menopauzë…

Kjo është data kur dalin pensionet me shtesën prej 150€

Në Kosovë po vazhdojnë përgatitjet për zbatimin e një pakoje të re të rimëkëmbjes ekonomike, e cila synon të mbështesë kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë përballë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *