Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka mbledhur kabinetin e sigurisë mes përshkallëzimit të tensioneve me Iranin, pasi të dy shtetet kanë shkëmbyer një raund të ri sulmesh raketore, raporton CNN.
Takimi i nivelit të lartë u mbajt në një kohë kur situata në rajon po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme, me komunitetin ndërkombëtar që shpreh shqetësim për përshkallëzimin e mundshëm të konfliktit.
