Ngjarja e rëndë ka ndodhur të mërkurën në mesditë, ku sipas dëshmitarëve, djali më i madh u hodh për të shpëtuar mikun e tij dhe në përpjekje për ta tërhequr, e kapi nga qafa duke rrezikuar të dy.

Një i ri me motor vrapoi në kafenenë ku ndodhej Goga dhe kërkoi ndihmë: “Po mbyten dy fëmijë në lumë!”

Siç vetë Levian Goga ka treguar për mediat, ai ka reaguar menjëherë duke marrë makinën dhe duke u nisur drejt vendngjarjes për të shpëtuar fëmijët.

Në një thellësi rreth 8 metrash, ai arriti të gjente njërin prej fëmijëve, i cili ishte pa ndjenja dhe me fytyrë të nxirë, por arriti ta nxirrte gjallë. Kur dëgjoi se ishte edhe një fëmijë tjetër, u hodh sërish dhe e gjeti të shtrirë me shpinë në fundin e lumit.

“Isha në kafene. Vjen një djalë me motor dhe bërtet ‘ndihmë, po mbyten dy fëmijë në lumë!’ Pa menduar, vrapova. Mora makinën dhe shkova. Hyra mes kallamishtes, nuk shihja gjë. Hipëm në një varkë me të tjerë. U hodha një herë, asgjë. Herën e dytë mora frymë thellë dhe u zhytja rreth tetë metra.

Aty e pashë. Djali ishte i shtrirë, i palëvizshëm, fytyra e nxirë, duart e këmbët të hapura. Si i vdekur. E kapa dhe me zor e nxora. Pastaj dëgjova se kishin gjetur edhe të dytin. U hodha sërish, dy e tre herë.

E gjeta me shpinë në fund. Kur e nxora, i dilte gjak nga hunda dhe goja. U tremba. Njëri ishte në moshën e vajzës sime. Nuk më intereson kush janë, çfarë race apo feje kanë. Edhe unë jam i huaj, por jam njeri. Bëra atë që do bënte çdo prind. Vetëm fëmijët më rrinë në mendje,” ka thënë ai mes lotësh.

“Të jetojnë. Të zgjohen. Të bëjnë jetën e tyre. Më vjen keq. Edhe fëmijët e mi qajnë në shtëpi. Duhet të kthehem…”, është shprehur ai në një telefonatë për Protothema, teksa priste radhën në spitalin Artës, i plagosur në këmbë pas përpjekjes për të nxjerrë fëmijët nga thellësitë e lumit të turbullt.

Levian Gogën të gjithë në fshatin Neohori të Artës e njohin si “Leo”, emigrant nga Berati. Ai sipas mediave fqinje shkoi në Greqi 24 vite më parë, në moshën 17-vjeçare, sapo kishte përfunduar shkollën e mesme.

Sot ai jeton në Artë me gruan dhe dy fëmijët e tyre, 10 dhe 6 vjeç. Gruaja e tij është rritur në Greqi dhe janë njohur me mblesëri.

Related Posts

Deri në vdekje bashkë?” – Flet tezja e Brikenës, mesazh i fortë për Mateon që po bën xhiron e rrjetit! (Video)

Hyrja e Klodi Dedjës në “Ferma VIP” ka trazuar menjëherë atmosferën, duke sjellë tension që në minutat e para. Me një stil provokues dhe të drejtpërdrejtë, ai…

Nata e fundit në Big Brother? Veprimi i Brikenës prek zemrat e fansave (Video)

Hyrja e banorit të ri, Klodi Dedja, në “Ferma VIP” ka trazuar menjëherë atmosferën, duke sjellë tension që në minutat e para. Me një stil të drejtpërdrejtë…

Mimoza Ahmeti përplaset me banorin e ri të “Ferma VIP”

Hyrja e banorit të ri, Klodi Dedja, në “Ferma VIP” ka shkaktuar menjëherë trazira në shtëpi, duke e prishur qetësinë që kishin ndërtuar banorët deri më tani….

E TURPSHME/ Dy javë pasi u hap për qarkullim, vidhen fugat metalike të Urës së Milotit

Një ngjarje e rëndë është raportuar nga Miloti, ku fuga metalike të një ure janë dëmtuar gjatë një tentative për grabitjen e tyre. Dyshohet se autorët synonin…

Habit gjinekologia: Vajzat 26 vjeç po kalojnë në menopauzë. Është ulur pragu i..

Sipas mjekes obstetër-gjinekologe, Dr. Enriketa Kroi, është vërejtur një fenomen shqetësues vitet e fundit, ku vajza të reja, madje edhe në moshën 26-vjeçare, po përballen me menopauzë…

Kjo është data kur dalin pensionet me shtesën prej 150€

Në Kosovë po vazhdojnë përgatitjet për zbatimin e një pakoje të re të rimëkëmbjes ekonomike, e cila synon të mbështesë kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë përballë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *