Sezoni veror duket se nuk “pret më” kalendar. Që në ditët e para të qershorit, këtë vit, vendi ynë po përjeton temperatura të pazakonta për këtë periudhë, duke lënë pas një pranverë të shkurtër. Po ashtu, është ngritur alarmi për ndikimin gjithnjë e më të madh të ndryshimeve klimatike. Kujtojmë se jo më larg se vitin e shkuar, vapa përvëluese nisi që në prill.
