Si ka mundësi që në mandatin e tij të katërt, Edi Rama dhe Partia Socialiste fitojnë më shumë mandate se në çdo zgjedhje të tjera, me 83 mandate?
Domethënë, pas një partie që ka qenë në pushtet për 12 vite. Është legjitime të thuhet që kemi të bëjmë me një parti të konsumuar, një qeveri të konsumuar. Pushteti konsumon. Për më tepër ka pasur probleme me korrupsionin, me drejtësinë… Si ka mundësi që arrin të fitojë 83 mandate Partia Socialiste?
