Kryeministri Hristijan Mickoski, në konferencë për media u pyet lidhur me deklaratat e ministrit të Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq se do të propozojë shkarkimin e drejtorit Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, Arsim Idrizi, pasi ky i fundit në konferencë për shtyp nuk foli edhe në gjuhën maqedonase. Mickoski tha se ka biseduar me drejtorin Idrizi për këtë çështje.
