Sipas saj, Berisha nuk arrin të kuptojë që lufta e tij opozitare ka degraduar dhe tashmë është kthyer në një dëm për vetë qytetarët shqiptarë që synojnë integrimin në BE.
“Të thuash në Parlamentin Europian që Shqipëria është narko-shtet nuk i bën dëm Edi Ramës, por dinjitetit të Shqipërisë. Jam e shokur që një ish- President dhe Kryeministër i vëndit, nuk e kupton që dinjiteti i kombit është shumë herë më i rëndësishëm se sa opozitarizmi i tij, i cili në fakt çalon dukshëm. Shqiptarët duan të hynë në E.U., dhe dëmi që kërkon të bëj Berisha, i bëhet direkt sovranit. Kjo është dhe arsyeja pse shqiptarët e protestuan Berishën masivisht në 11 Maj. Jam thellësisht e indinjuar dhe realisht më vjen turp për këtë reputacion të keq që përhap ish-Kryeminstri i vendit”, shkruan Kokalari.