Anëtarët theksuan konsensusin e gjerë politik të Shqipërisë dhe mbështetjen e konsiderueshme publike për anëtarësimin në BE, si dhe përputhjen e plotë të saj me politikat e jashtme dhe të sigurisë të BE-së.
Ndërsa Komiteti mirëpriti objektivin e Shqipërisë për të përfunduar bisedimet e pranimit deri në vitin 2027 dhe pranoi progresin e bërë deri më sot, ai nënvizoi nevojën urgjente për të përshpejtuar reformat.
Ndërkohë pikat kryesore të cilat duhet luftuar vijojnë të jenë pavarësia gjyqësore, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe mbrojtja e të dhënave themelore.