“Kështu që tentativa për të më joshur mua ka qenë që me teatrin. Unë kur fillova foltoren me zotin Berisha, ju e mbani mend shumë mirë që më 10 shtatorin e 2021-shit, brenda javës më ka thërritur një biznesmen shumë i fuqishëm i pushtetit dhe më bëri ofertën që ti duhet të kalosh…
Ai fliste gjithmonë në emër të Ramës dhe Rama gjithmonë kur i ka interesuar, ti e di që ka folur në emër të ndërkombëtarëve”, ka thënë Kalaja, ndërkohë që më tej ka theksuar se pavarësisht rezultatit zhgënjyes në zgjedhjet e 11 Majit, ajo nuk është penduar që ka zgjedhur Partinë Demokratike dhe ish-kryeministrin Sali Beirsha.
Pjesë nga fjala e avokates Adriana Kalaja:
Unë nuk jam nga ato që dal dhe bëj viktimën dhe them që: Këtë më tha Rama, këtë më tha ky miku i Ramës. Unë ofertat i kam patur me vite, sepse është i vetmi kryeministër, Rama është nga të rrallët që nuk i lufton kundërshtarët, por i blen, dhe për këtë ne kemi shumë prova.
Kështu që tentativa për të më joshur mua ka qenë që me teatrin. Unë kur fillova foltoren me zotin Berisha, ju e mbani mend shumë mirë që më 10 shtatorin e 2021-shit, brenda javës më ka thërritur një biznesmen shumë i fuqishëm i pushtetit dhe më bëri ofertën që ti duhet të kalosh…
Ai fliste gjithmonë në emër të Ramës dhe Rama gjithmonë kur i ka interesuar, ti e di që ka folur në emër të ndërkombëtarëve. Megjithatë, unë edhe sot, jam shumë e zhgënjyer me rezultatin, nuk bëj hipokriten por edhe sot unë jam e bindur që kam zgjedhur rrugën e drejtë.
Unë e dija shumë mirë që ishte e vështirë të merrja mandatin. Këtë e dija shumë mirë. Unë prisja që PD të ishte tek 69-71 mandate. Por unë kisha një pritshmëri maksimale, por minimalisht me 69 mandate.
Në dijeninë time, Rama masakrën zgjedhore e kishte kalkuluar për ta bërë jashtë Shqipërisë, në diasporë. Të jemi koshientë, më shumë e kishte sepse e kishte për herë të parë. Megjithatë, unë mendoj që duhet të jemi në një qasje radikale, dhe të jemi përballë një regjimi.