Në një pistë të improvizuar në autostradën E75 pranë Tikkakoski-t, Forcat Ajrore Finlandeze zhvilluan stërvitjen Baana 25, gjatë së cilës avionët luftarakë u ngritën dhe u ulën në një rrugë që normalisht pëdoret për lëvizjen e qytetarëve.
Stërvitja që zgjati tre ditë tregoi qartë angazhimin e Finlandës ndaj konceptit të operacioneve të shpërndara, një pjesë kyçe e strategjisë së NATO-s për shkathtësinë në luftë.
