Bëhet fjalë për një apartament në një nga rezidencat më luksoze, pranë Liqenit Artificial të Tiranës, në një nga zonat më të kërkuara dhe më të shtrenjta për banim në kryeqytet.
Sipas komenteve të ndjekësve dhe burimeve të ndryshme, çmimi mesatar i një apartamenti në këtë kompleks shkon rreth 700 mijë euro.
Lajmi ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Ndjekës të shumtë e kanë uruar për arritjen e saj, ndërsa të tjerë dyshojnë se ku i ka gjetur aq para.
Në disa komente janë ngritur pikëpyetje mbi të ardhurat e saj, duke shkuar deri te dyshimet për pastrim parash.