“Ky është një nga koncertet më të veçanta për mua. Ju dua shumë dhe nuk kam fjalë për t’ju falënderuar,” u shpreh Gjesti nga skena, ndërsa publiku e duartrokiste pa pushim.
Salla ishte e tejmbushur me fansa që kishin ardhur nga vende të ndryshme për të parë artistin e tyre të preferuar. Mikpritja që iu bë atij në Zvicër është dëshmi e dashurisë së madhe që bashkatdhetarët kanë për muzikën dhe talentin e tij.
Koncerti ishte pjesë e turit të tij të suksesshëm, i cili pritet të vazhdojë në disa qytete të tjera evropiane gjatë muajve në vijim.