Një sulm i sofistikuar ukrainas tronditi strukturat ushtarake të Rusisë, duke shkatërruar një të tretën e bombarduesve të saj strategjikë në një operacion të koduar “Rrjeta e Merimangës”.
Moska fajëson për sulmin një ish-DJ ukrainas, tashmë i shpallur në kërkim si spiun dhe organizator kryesor i sulmit më të madh brenda territorit rus. Operacioni i ndodhur të dielën e 1 qershorit, u zhvillua në katër baza ajrore, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale për Kremlinin.
