“Na duhet të hapim një grup tjetër kapitujsh me Shqipërinë dhe kjo do të ndodhë në qershor. Me këtë hap, do të kemi hapur të gjithë kapitujt e negociatave. Me Edi Ramën kemi një marrëveshje. Unë gjithmonë insistoj që ky proces të jetë i bazuar në merita, por kemi rënë në ujdi për ta realizuar atë martesë të Shqipërisë me Europën – më në fund”
Ajo shtoi se më pas do të nisë procesi i mbylljes së kapitujve, që është faza përfundimtare dhe po aq e rëndësishme në integrimin e plotë të vendit në Bashkimin Evropian.