Gjokutaj akuzon se disa prej tyre janë të paguar nga Edi Rama.
“Sot, armiqtë e dikurshëm të PD-së, të ‘penduar’ por të paguar dje dhe sot nga Rama & Co, po përgatiten të riasgjesojnë PD-në dhe Berishën! Disa prej tyre, edhe deputetë të PD-së nesër, të klonuar nga Rama. Janë shfaqur me emër dhe mbiemër ndaj, beteja me ta sot është më e ashpër, sepse do të luftohet fizikisht dhe jo online si dje! Nuk mund të largojmë shpëtimtarin tonë, por atentatorët ndaj tij! Qofshin burra, gra, gay apo lesbike! Lufta është shpallur. Bujrum”, shkruan Gjokutaj.